×
  • Lajme
  • Lajme

    Voziti me 187 km/h në autrostradën “Arben Xhaferi”, policia e gjobitë shoferin me 300 euro

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 16:20

    Një shoferë është gjobitur nga policia e Kosovës pasi nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

    Në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte deri 120 km/h, ai ka vozitur 187 km/h, ndërsa për këtë kundervajtje, policia e ka gjobitur shoferin me 300 euro, 3 pikë negative dhe I është ndaluar tre muaj drejtimi i automjeteve.

    “Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.Në autostradën “Arben Xhaferi” në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 120 km/h ndalohet automjeti duke lëvizur me shpejtësi 187 km/h. Për këtë kundërvajtje shoferi është gjobitur 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motoric”, ka njoftuar policia. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!