×
  • Lajme
  • Lajme / Mitrovicë

    Voziti me fëmijë në prehër, shoferi gjobitet me 400 euro dhe i merret patentë shoferi

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 11:11

    Policia e Kosovës e ka gjobitur një person me 400 euro dhe ia ka marrë patentë shoferin për gjashtë muaj, pasi e drejtonte veturën duke mbajtur fëmijën në prehër.

    Në njoftimin e Policisë, po ashtu bëhet e ditur se shoferi është dënuar edhe me pesë pikë negative, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Policia në Mitrovicë gjobitë kundërvajtësin që drejtonte mjetin me fëmijë në prehër. Policia në Mitrovicën e jugut ka identifikuar kundërvajtësin i cili drejtonte mjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër. Kundërvajtësit i është shqiptuar gjobë prej 400 euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse ndalim i drejtimit te mjetit me veprim motorik për gjashtë (6)muaj”, thuhet në njoftimin e plotë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!