×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Vranësira e diell sot, mbetet mot i butë

    Reporteri
    09 Janar 2025 | 7:04

    Me intervale me diell dhe vransira karakterizohet moti ditën e enjtë në vend. Pjesëve perëndimore vransirat mbeten më gjatë. Duke shkuar nga mbrëmja paraqiten kushte për riga lokale shiu.

    Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 4-8m/s, e nga Dukagjini me hove mbi 15m/s. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 6C, e maksimalet shkojnë deri në 11C e 14C, njofton Prishtina Weather.

    Të premten vransirat shtohen. Më vonë pasdite fillojnë reshje shiu, që shndërrohen në borë me rënie të temperaturave nga 10C pranë 0C. Reshjet e dëborës vazhdojnë mëngjesin e së shtunës, e herë herë mund të paraqiten dhe ditën e diel.

    Temperaturat pësojnë një rënie të theksuar deri në -1C ditën e diel. Intervale me diell parashihen ditën e hënë, por temperaturat mbesin nën 0C. Nga e premta era ndryshon drejtimin në verilindore e veriore. Frynë me hove mbi 15m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!