Dita e premtë parashihet të filloj me intervale me diell. Ditën do të ketë edhe vransira lokale, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.
Temperaturat minimale zbresin deri në 2C e 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 13C e 15C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi e perëndimi 3-7m/s.
Në fundjavë po parashihet të dominojnë vransirat, me kushte që herë pas here të ketë edhe reshje të dobëta lokale shiu. Temperaturat shënojnë rritje deri në 15C të shtunën, e të dielen zbresin në 12C.
Intervale më të gjata me diell priten ditën e hënë, e nga dita e martë sërish mundësi për të reshura shiu, njofton Prishtina Weather.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.