Vransira kalojnë mbi vend ditën e martë, që nga mëngjesi, herë herë më të dendura, por se nuk priten gjasa për të reshura.
Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjëve formohen shtresa mjegulle, që largohet deri nga mesdita. Pas largimit të vransirave pasdite, mbi vend do të ketë intervale me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 2-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në 5C e 8C, derisa maksimalet shkojnë në 19C e 20C, njofton Prishtina Weather.
Gjatë javës në përgjithësi parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull apo vransira të ulëta, derisa agjatë ditës do të ketë intervale me diell. Më shumë vransira kalojnë nga vendi të enjten dhe të premtën.
Temperaturat megjithë një trend të rënies, mbesin të larta ndërmjet 15C e 18C, ato maksimale, ndërsa minimalet zbresin në 4C e 6C. Erërat frynë më shumë nga veriu e verilindja të lehta dhe mesatare 3-7m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.