Megjithë vransirave, ditën e enjtë në vend do të ketë më shpesh intervale me diell. Aty këtu priten riga lokale shiu. Më shumë të reshura përfshinë pjesë perëndimore të vendit më vonë duke shkuar nga mbrëmja.
Erërat veriore frynë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, ndërsa maksimale shkojnë deri në 13C e 16C.
Mot i paqëndrueshëm do të mbretëroj ditën e premtë dhe të shtunë, me reshje lokale shiu kohëpaskohe. Të shtunën parashihen më shumë intervale me diell dhe një rritje e temperaturave deri në 15C e 17C. Ditën e diel vije më pas depërtimi i masave polare. Temperaturat zbresin pranë 0C, e parashihen të reshura dëbore, që mund të formojnë ndonjë shtresë dëbore edhe pjesëve të ulëta të vendit. Nga dita e hënë pritet periudhë më stabile, mirëpo që mëngjeseve do ketë ngrica me minimale që zbresin deri në -3C e -4C, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.