Mot kryesisht me vransira parashihet ditën e premtë. Nuk mungojnë intervale me diell. Të reshura shiu përfshinë pjesë perëndimore të vendit gjatë ditës, e më vonë pritet të shtrihen dhe në pjesë tjera.
Në zona malore reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale ditën në rritje, shkojnë deri në 10C e 12C. Frynë erë jugore e juglindore, mesatare 4-9m/s.
Të shtunën temperaturat pësojnë rënie gjatë ditës në 4C e 0C deri në mbrëmje. Paraqiten mundësi për të reshura, që deri në mbrëmje shndërrohen dhe në reshje të pakta dëbore. Ditën e diel do të ketë intervale me diell, pro mbetet ftohtë. Të hënën më 17 shkurt, ditën e Pavarësisë, ende ftohtë, maksimalet pranë 0C, e nuk përjshtohen mundësi për rrebeshe të dobëta dëbore. Nga dita e shtunë frynë erëra më të theksuara nga veriu e verilindja me hove deri në 10m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.