Të reshurat e shiut që vazhdojnë gjatë natës, mëngjesin e së enjtes pritet të pushojnë.
Intervale me diell parashihen gjatë ditës, e më vonë pasdite nuk përjashtohen mundësi për rrebeshe të dobëta shiu, në pjesë të vendit, kryesisht përreth zonave malore në jug e lindje.
Temperaturat minimale zbresin në 6C e 7C, e ato maksimale gjatë ditës 12C e 15C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e juglindore 3-7m/s.
Të premtën, pas mëngjesit me kushte mjegulle përgjatë ultësirave, ditën do të ketë intervale me diell. Në fundjavë vransira kalojnë më shpesh mbi vend, duke u shtuar ditën e diel.
Më vonë në mbrëmje priten dhe të reshura shiu, që deri në mëngjesin e së hënës shndërrohen në borë. Temperaturat në rënie graduale prej 12C e 14C, në 10C e 12C në fundjavë, ndërsa të hënën zbresin pranë 0C deri në mbrëmje, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.