Ditën e premtë, me zhvendosjen e frontit në lindje të rajonit, nga vendi ynë po parashihet të ketë intervale me diell fillimisht. Pasdite zhvillohen vransira lokale, që përreth viseve malore më vonë mund të japin kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 5-11m/s. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e maksimalet pësojnë një rënie të lehtë në 18C e 20C.
Kushte paksa më stabile po parashihen ditëve të fundjavës, me intervale më të gjata me diell, megjithëse kalojnë kohëpaskohe vransira, por pa rrezikuar mundësi për të reshura. Temperaturat shënojnë rritje deri në 22C e 23C ditën e diel. Mot i ndryshueshëm më pas pritet ditëve të para të javës vijuese.
Nuk mungojnë intervale me diell, mirëpo orëve të pasdites shfaqen kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima në pjesë të vendit. Maksimalet shkojnë deri në 24C e 25C, të hënën. Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 10C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, kryesisht nga jugu e juglindja, 2-8m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.