Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për sot dhe ditët në vazhdim.
“E martë- Mot i vranët dhe me shi. Gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më shumë në rrafshin e Dukagjinit.
E merkurë -Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranesirat vende-vende parashihen të shoqerohen me riga shiu të intensitetit të dobët.
E enjte- mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Në shumë zona parashihet të ketë edhe intervale me diell. Grafiku në fushat termikie mbetet i pandryshuar dhe konstant.
E premte. Edhe kjo ditë mbetet pothuaj e ngjashme sa i përket kushteve meteorologjike. E vranët dhe me intervale me diell. Parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.
Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe mesatarisht e fortë.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.