Më shumë vransira po parashihen mbi vend ditën e premtë. Nga orët e para të ditës priten reshje shiu kohëpaskohe. Lokalisht mund të jenë pak më intenzive. Erërat veriore frynë lehtë dhe mesatarisht 3-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 11C e 13C.
Intervale më të shpesha me diell parashihen ditën e shtunë, megjithëse mbeten mundësi për zhvillime të rigave lokale të shiut gjatë ditës. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 16C e 18C. Të dielen përkeqësim i përnjëhershëm i motit. Fillimisht reshje të shiut kalojnë mbi vend, që me rënie të temperaturës pranë 0C, shndërrohen edhe në dëborë.
Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Nga e hëna mot i thatë, më stabil, sa me intervale me diell e sa me vransira. Minimalet zbresin deri në -4C, e të martën maksimalet shënojnë rritje deri në 7C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.