×
  • Lajme
  • Lajme

    Vranët me reshje shiu e bore, ky është parashikimi i motit për nesër

    Reporteri
    15 Janar 2024 | 23:26

    Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me vranësira e reshje lokale bore orëve të mëngjesit. Mos prisni reshje të mëdha bore dhe po ashtu nuk pritet borë në tërë territorin, por vende-vende priten pamje të bukura nga reshjet estetike të borës.

    Reshjet e borës nuk do të zgjasin, prandaj menjëherë gjatë dites do të ndalen dhe do të fillojnë intervalet kohore me diell. Temperaturat do të luhaten nga -1 deri në 6 gradë Celsius.

    Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore fronti do të arrijë krejtësisht i dobësuar dhe atë vetëm në disa zona veriore dhe verilindore dhe nuk pritet ndonjë impakt. Parashihen vranësira të shpeshta dhe në disa zona riga lokale shiu e në viset malore ndonjë fjollë bore.

    Fjolla bore nesër në mëngjes priten edhe në shumë vise në Luginën e Preshevës, por afatshkurtra dhe pa ndonjë akumulim.

    Nga e mërkura deri të premten në tërë rajonin vranësira të shumta, por ngrohtë për arsye të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu. Lokalisht priten intervale kohore me diell, por edhe reshje e rrebeshe lokale shiu.

    Të premten pasdite fronti i ftohtë sjellë temperatura polare fillimisht në Kosovë, pastaj edhe në shumë zona të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Vende-vende do të ketë edhe reshje bore sidomos në Kosovë dhe pjesën lindore të Shqipërisë./MeteoBallkan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!