Pas vrasjes së vajzës 18 vjeçare në Ferizaj, Bashkësisë Islame e Kosovës ka urdhëruar imamët që të ligjërojnë për luftimin e dhunës ndaj gruas.
Këtë njoftim ata e kanë bërë përmes një shkrimi në faqet zyrtare në rrjetin social, Facebook, duke thënë se kjo është bërë me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava.
“Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, thuhet në këtë njoftim.
Tutje, në këtë njoftim thuhet se një ligjeratë e tillë pritet të mbahet në të gjitha xhamitë e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.