×
  • Lajme
  • Lajme / Ngjarja e rëndë

    Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri nga bashkëmoshatari i tij – krejt çka dihet deri tani

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 7:06

    Një 19-vjeçar u vra mbrëmë në qytetin e Vushtrrisë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në ora 20:35 në rrugën ” Galip Badivuku”. 

    I vrarë mbeti 19-vjeçari me inicialet A.Z., kurse i dyshuari është poashtu 19-vjeçar me inicialet B.D.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa atij i është bastisur edhe shtëpia ku i është gjetur edhe një armë e gjatë me pesë fishekë.

    “Dje rreth orës 20:35, policia ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Galip Badivuku ’ në Vushtrri. Nga hetimet e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës A. Z., 19 vjeçar. VIktima është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë ku nga autoritetet spitalore është konfirmuar se viktima ka ndruaj jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”.

    “Nga hetimet e kryera në vendin e ngjarjes dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar tri (3)gëzhoja. Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B. D., 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale. Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek. Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”.

    “Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”, ka njoftuar sot Policia e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!