Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personave në kërkim policor, të cilët dyshohen për veprën penale ‘’Vrasje të rëndë’’.
‘’Vrasja e rëndë’’ e 30-vjeçarit Hasan Berisha dhe plagosja e vëllait të tij, K.Berisha 32-vjeç, ka ndodhur me datën 10.05.2022 në Kaçanik , përball ‘’Varrezave të Dëshmorëve’’ në vendin e quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’.
“Personat e dyshuar janë : Hyqmet (Shaqir) QORRI dhe Lirim (Naser) TUSHA“, njofton policia.
Deri më tani, të dyshuarit nuk janë paraqitur në polici dhe janë në arrati.
Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtyre dy personave për vendodhjen e tyre, të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
“Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.