×
  • Lajme
  • Lajme / Të dyshuarit në arrati

    Vrasja e 37-vjeçarit në Gjilan, policia: Janë kontrolluar disa lagje dhe dy shtëpi

    Reporteri
    08 Nëntor 2024 | 10:11

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një vrasje që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

    Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Nuk bëhet e ditur për arrestimin e të dyshuarve për rastin.

    “Gjilan / 07.11.2024 – 13:50. Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi. Në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori dhe zyrtarët nga IML”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Valmir Salihu (1998) i njohur me nofkën “TITA” dhe Florian Mitev (1998) janë identifikuar si të dyshuar për vrasjen e 37 vjeçarit në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.

    Siç raportoi mbrëmë me burime gazeta online Reporteri.net, të njëjtit po dyshohet se janë të armatosur. /Reporteri.net/

    Këta janë dy të dyshuarit për vrasjen e 37 veçarit në Gjilan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!