H.G., 66-vjeçar nga fshati Sopniq i Rahovecit dyshohet se është vrarë mbrëmë nga vëllai i tij J.G., 58-vjeç, pas një zënke mes tyre. Sipas burimeve të Gazetës Express, incidenti me pasoja fatale dyshohet se lidhet me shitjen e disa bagëtive.
66-vjeçari fillimisht është plagosur, mirëpo për shkak të plagëve të rënda me armë zjarri i njëjti ka ndërruar jetë.
“Incidenti dyshohet se ka ardhë pas nje zënke lidhur me shitjen e disa bagëtive”, tha ky burim i besueshëm i Expressit.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari (vëllai i viktimës), pas arrestimit është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndryshe, lajmin për vrasje e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
“Rreth orës 21:00 në fshatin Sopniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.