×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e 7 vjeçarit në Zvicër, fëmijët tjerë kanë frikë të shkojnë në shkollë

    Reporteri
    22 Mars 2019 | 11:46

    Një 7 vjeçar me prejardhje nga Kosova u vra mizorisht me thikë, nga një grua e moshuar. Ngjarja ndodhi dje, në Bazel të Zvicrës. Fëmija ishte duke u kthyer nga shkolla, kur u ther me thikë në rrugë.


    Motivi i kësaj vrasje vazhdon të mbetet i paqartë, edhe pse 75 vjeçarja që pranoi se kreu krimin u vetëdorëzua disa orë pasi ndodhi akti mizorë, shkruan Reporteri.net.

    Një ditë pas këtij akti, mëngjesi i sotëm ka zbardhur me shumë shqetësim, shkruan portali zviceran “20minuten”.

    Prindërit dhe nxënësit vazhdojnë të hedhin lule në trotuarin ku u vra 7 vjeçari nga Kosova, jo shumë larg shkollës fillore ku ndjekte mësimet.

    Shumë njerëz po qajnë nga hidhërimi, përshkruan gjendjen e mëngjesit të sotëm, në Bazel, mediumi zviceran, përcjellë në shqip Reporteri.net.

    E prindërit e bashkëmoshatarëve të kosovarit tregojnë se fëmijët e tyre janë shumë të shqetësuar për atë çka ka ndodhur dje.

    “Fëmijët janë të frikësuar se diçka do mund t’u ndodhte atyre,” thotë një nënë.

    Një nënë tjetër, sipas “20minuten”, thotë se ajo sot shoqëroi vetë tre fëmijët e saj për në shkollë, të moshës 8 dhe 10 vjeçare, edhe pse zakonisht ata shkonin vetë për të ndjekur mësimet.

    “Ata kishin frikë, kështu që unë shkova me ta”, thotë ajo, duke qenë e shqetësuar edhe se në ditët e ardhshme, nuk mund ta bëjë të njëjtin veprim.

    “Fëmijët në të gjithë Bazelin tani duhet të punojnë për këtë temë dhe ta diskutojnë atë në shkolla” shton nëna.

    Tutje, banorja vendase, tregon se informua për aktin e tmerrshëm përmes bisedës, në grupin e shkollës, shkruan Reporteri.

    “Unë nuk ua tregova atyre në detaje se çka ka ndodhur dhe u përpoqa t’u shpjegoj atyre se 7-vjeçari nuk ishte fajtor”, tha gruaja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!