×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e dëshmitarit të Speciales, Prokuroria i përgjigjet Hagës

    Reporteri
    21 Janar 2020 | 22:20

    Kryeprokurori Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj thotë se kjo prokurori nuk ka informata për dëshmitarët e Hagës.


    I ndjeri Nazmi Rrustemi dyshohet se ishte dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Madje këtë e konfirmuan për T7 edhe familja Rrustemi javën e kaluar.

    Sipas tyre tre muaj para se të gjendej i vdekur ai ishte intervistuar nga hetues të speciales në cilësinë e dëshmitarit.

    Por, Prokuroria Speciale ne Kosove nuk janë ne dijeni se i ndjeri ka mundur te jete dëshmitar i Zyres se Prokurorit te Specializuar.

    Kryeprokurori i kësaj prokurorie Blerim Isufaj në një intervistë për T7 thotë se nuk është kompetencë e tyre ruajtja e dëshmitarëve.

    Isufaj i cili për herë të parë flet si kryeprokuror për T7 pasi me vota unanime e mori pozitën e kryeprokurorit në fund të vitit të kaluar, e ka mohuar se në këtë pozitë është përzgjedhur nga politika.

    Isufaj po ashtu ka folur edhe për dështimin e shumë aktakuzave të prokurorisë Speciale, teksa ka premtuar rritjen e numrit të prokurorëve në Speciale

    Kreu i këtij organi të akuzës ka thënë se bërë gati një koncept dokument për një ri-oroganzim të Prokurorisë Speciale dhe themelimin e tri departamente dhe profilizimin e prokuroreve në të ardhmen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!