Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Pejës, Astri Ademaj dhe zyrtari tjetër Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë si pasojë e një incidenti në Pejë.
Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astritit, A. Ademaj.
Rasti është konfirmuar nga Prokuroria e Pejës.
“Si pasojë e një incidenti të armatosur kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është plagosur”, e ka konfirmuar Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokurorisë së Pejës.
Ai ka thënë se prokurori kujdestar i departamentit të krimeve të rënda ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.