×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e dyfishtë, mjeku i Spitalit të Pejës jep detaje për viktimat

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 23:13

    Dy persona janë vrarë sonte me armë zjarri në qytetin e Pejës derisa një tjetër është plagosur. Mjeku kujdestar në spitalin e Pejës, Sadri Berisha, ka dhënë detaje për rastin.


    “Viktimat e këtij rasti janë sjell pa shenja jete, dy kanë qenë pa shenja jete ndërsa një ka qenë i plagosur në shuplakën e dorës pa rrezik për jetën. Ai është liruar është trajtuar në mënyrë ambulantore. Ka pasur frakturë të gishtit”, tha mjeku për RTV Dukagjini.

    “A kanë vdekur në vendin e ngjarjes a gjatë rrugës nuk mundemi me konstatuar por në Qendrën Emergjente në Spitalin e Pejës janë sjell pa shenja jete’, shpjegoi Berisha.

    Të vrarët janë zyrtarë të PDK’së, kandidati për kryetar të Pejës Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit Blerand Kadriaj.

    “Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PDK

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!