×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Vrasja e dyfishtë në Klinë, Prokurorja kujdestare: Është herët të flitet për motivet

    Reporteri
    13 Nëntor 2024 | 20:35

    Një ngjarje tragjike tronditi sot qytetin e Klinës. Dy persona mbetën të vrarë në një lokal në sheshin “Mujë Krasniqi”

    Prokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, është deklaruar për media nga vendi i ngjarjes.

    Prokurorja Gashi tha se viktimat e vrasjes janë të rinjë në moshë, njësoj si i dyshuari i cili është arrestuar tashmë.

    “Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri, ajo çka mund të shtojmë detajet nuk i kemi – jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave-ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, tha prokurorja Gashi para mediave.

    E pyetur nga gazetarët nëse viktima me të dyshuarit kanë pasur probleme mes vete në të kaluarën, ajo tha: “Është shumë herët për të dhënë konstatime për motivin që i ka pru deri këtu”.

    E njëjta u pyet nëse të rinjtë kanë qenë të përfshirë edhe më parë në ndonjë vepër penale, prokurorja tha: “Jemi duke i nxjerrë të dhënat nga baza e policisë qoftë për viktimat ose të dyshuarin”.

    Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prokurorja Valbona Haxhosaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!