×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e Egzon Mazrekut, pas 3 vitesh arrestohet edhe i dyshuari i tretë

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 20:58

    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për vrasjen e ndodhur më 27 janar të vitit 2016 në Suharekë, ku mbeti i vrarë Egzon Mazreku, 22 vjeç nga fshati Sopi i Suharekës.


    Një ditë pas arrestimit nga policia nën dyshimin për veprën penale të vrasjes së rëndë në ndihmë, F.L. nga Krajishta e Lipjanit, ka dalë para Gjykatës së Prizrenit për të mësuar vendimin për masën e sigurisë.

    Policia ka njoftuar se të dyshuarin F.L. e ka arrestuar pas një pune operative hetimore dhe se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
    Ndaj tij, prokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Mehdi Sefa, ka paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit.

    E Gjykata ka marrë aktvendim për caktim të paraburgimit po të njëjtën ditë.

    Vrasja e Egzon Mazrekut, 22 vjeç nga fshati Sopi i Suharekës, dhe plagosja e babait të tij, Naimit 47 vjeç, dyshohet të ketë ndodhur gjatë kacafytjes me një person të dyshuar që kishte tentuar vjedhjen në shtëpinë tyre. Së paku ky ishte versioni të cilin e kanë ndërtuar hetuesit policorë dhe prokurori i Shtetit në bazë të shikimit të provave në vendin e ngjarjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!