Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.Q., në drejtim të katër veprave penale.
Prokuroria njofton se për rastin me datë 05 janar 2022, rreth orës 13.30 në fshatin Llaushë të Skenderajt, i pandehuri S.Q., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij L.Q., me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK.
“Po ashtu, i pandehurit S.Q., me aktakuzë ngarkohet edhe për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, “Lëndimi i lehtë trupor“ nga neni 185 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe 1 pika 1.4 të KPRK, si dhe “Dhuna në familje“, nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.