×
  • Lajme
  • Lajme / E konfirmon Gjykata

    Vrasja e Liridona Ademajt, tre të dyshuarve u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 11:17

    Të dyshuarve, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit të kaluar.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënës e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

    “Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 21.06.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 27.06.2024 deri me datë 26.08.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, tha Gashi për Reporteri.net.

    30-vjeçarja me shtetësi suedeze u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Komunës së Prishtinës.

    Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen.

    Ndërsa, i arrestuari tjetër në këtë rast, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

    Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.” /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!