×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Vrasja e Muhamed Likës, të arrestuarit me të kaluar kriminale, ekstremiste, përfshirjen në “terrorizëm” duhet verifikuar

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 12:10

    Në konferencë për media, Prokuroria dhe Policia kanë njoftuar se shtatë persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se disa prej të arrestuarve kanë qenë të arrestuar edhe më herët, dhe me prirje ekstremiste.

    I pyetur lidhur me çështje të ekstremizmit nëse kanë të bëjnë, Hoxha tha se duhet verifikuar, pasi hetimet po vazhdojnë.

    “Ne kemi arritur të sigurojmë prova, dëshmi të cilat e lidhin këtë grup kriminal me vrasjen e rreshterit tonë. Mbetet të shihet backgroundi i tyre. Disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale, kanë qenë të arrestuar edhe për raste të mëhershme, e që ndërlidhen me prirje ekstremiste. Për çështjen e terrorizmit duhet ta shohim pastaj sepse hetimet duhet të vazhdojnë tutje për ta vërtetuar këtë punë, por janë persona të dyshuar, të rrezikshëm, të cilët ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje, e kanë planifiku dhe po ashtu e kanë ekzekutuar”, tha Hoxha në konferencë.

    Gjithashtu, Drejtori i Policisë tha se personat e arrestuar ishin me të kaluar kriminale dhe dyshohet se ishin të përfshirë në rastin e djegies së objektit të Gjykatës.

    “Këta janë persona të arrestuar që dusa prej tyre kanë qenë të përfshirë në rastet e mëhershme që ndërlidhen me pamflete dhe djegien e Gjykatës në Kaçanik. Disa nga ta kanë qenë të arrestuar në këtë rast dhe të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në vrasjen e rreshterit”, tha ai.

    Hoxha konfirmoi se njëri nga të arrestuarit sot ka mbushur 18 vjeç.

    Ai gjithashtu tha se një nga ta është ish-pjesëtar i FSK-së.

    Për motivin e vrasjes, Kryeprokurori Burim Çerkini deklaroi se ai kryesori lidhet me punën e Muhamed Likës si polic.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!