×
  • Lajme
  • Lajme / 1 shtator 2024

    Vrasja e vitit të kaluar në “Aktash”, arrestohet një person, sekuestrohet edhe një armë që dyshohet se është përdorur atë natë

    Reporteri
    10 Qershor 2025 | 11:50

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, ka realizuar një urdhër kontroll në një lokacion në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, për një rast të 1 shtatorit të vitit të kaluar në lagjen “Aktash” ku një person pati mbetuar i vrarë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Gjatë bastisjes, është arrestuar një person për veprën penale Vrasjes së rëndë në tentativë sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

    Poashtu, Prokuroria njofton se gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

    “Hetimet janë duke vazhduar në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet tutje në njoftim.

    Të dielën e 1 shtatorit 2024, u shkëmbyen breshëri plumbash mes dy grupeve, Sekiraqa dhe Capat, dhe si pasojë mbeti i vrarë një person dhe pesë të tjerë u plagosën.

    Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi kishte konfirmuar atë kohë për Gazetën Online Reporteri.net se dy familjet kishin qenë të përfshira edhe në një konflikt tjetër në mars 2024, ku një person atë kohë kishte mbetur i plagosur, anëtar i familjes së Capave.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!