Edhe një person është arrestuar për si i dyshuar vrasjen e në Ferizaj.
Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net ai është arrestuar për bashkëkryerje të veprës dhe është familjar i të dyshuarit Festim Ramadani.
Lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj i cili është raportuar sot në orët e mbrëmjes është arrestuar edhe një i dyshuar.
Rasti u konfirmua edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.
“Arrestohet edhe një i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj. Të dyshuarit të arrestuar me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të për bashkëkryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.{ ka konfirmuar IPK-ja.
Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë detaje të tjera për vrasjen në Ferizaj, ku nga arma zyrtare e një polici mbeti i vrarë një i moshuar 89 vjeçar.
Në njoftimin e IPK-së thuhet se polici i dyshuar për vrasje, Festim Ramadani pasi e kreu vrasjen u vetëdorëzua në Polici.
“Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme. Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë .I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.”, ka njoftuar IPK.
Sipas komunikatës së Inspektoratit, i dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.”
Reporteri ka raportuar se Festim Ramadani dyshohet se e kreu vrasjen e një 89 vjeçari në një dasmë në Ferizaj.
Siç merr vesh gazeta online Reporteri.net, polici që dyshohet se e kreu krimin i ka edhe dy vëllezër të tjerë pjesëtar të Policisë së Kosovës.
I vrari siç raportoi para pak çastesh Reporteri, është familjar është familjar i Prindon Sadriut, burrit të Presidentes Vjosa Osmani.
Viktima, siç merr vesh Reporteri.net, ka qenë me profesion mësues, me prejardhje nga Presheva.
Vrasja dyshohet se është kryer nga një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
Qazim Reka, zëvendësdrejtor i Policisë në rajonin e Ferizajt, ka bërë të ditur se zyrtari policor i cili dyshohet se e kreu vrasjen në dasmën në Bibaj të Ferizajt është arrestuar.
“Sot me 16.08.2024 , ne ora 19/25 , në rrugën Engjell Zefi “ në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave ‘Fron Pallac’ ka ndodhur një vrasje , me të marr informacionin , menjëherë ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësi policore reaguese dhe hetuesit , sipas informacioneve fillestare i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor , i cili është arrestuar , ne lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore ne Ferizaj dhe Inspektorati Policor , për informata tjera ju informojmë me raport shtese .”, ka thënë ai për Reporteri.net.
Kushtrim Hodaj, kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK), ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e ndodhur në Ferizaj është një zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt.
Ai ka njoftuar se ekipet e IPK-së janë mobilizuar dhe janë nisur për në vendngjarje për të hetuar rastin.
Sipas tij, dyshohet se vrasja është kryer me një armë zyrtare.
“Po mund të konfirmojmë se i dyshuari për vrasjen është zyrtar policor nga Stacioni Policor i Ferizajt. Ekipet e IPK-së janë njoftuar dhe janë nisur për vendngjarje për të parë rrethanat e ngjarjes”, ka deklaruar Hodaj për Reporteri.net.
Për rastin kanë folur edhe nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.
Prokuroria në Ferizaj e ka konfirmuar se i vrari në dasmën në fshatin Bibaj të Ferizajt është një 89 vjeçar.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Vjosa Baftiu ka thënë për gazetën online Reporteri.net se i vrari është i lindur në vitin 1935.
Sipas saj, i dyshuari për vrasjen, një zyrtar policor është ndaluar për 48 orë.
“Motivet ende nuk dihen”, tha Baftiu. /Reporteri.net/