×
  • Lajme
  • Lajme / Dy të vdekur

    Vrasja në Kolovicë javën e kaluar, katër të dyshuarit ende në arrati

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 16:04

    Përleshja mes dy grupeve javën e kaluar në lagjen Kolovica la të vdekur në vendngjarje një të ri 30-vjeçar, derisa plagosi edhe një grua që ishte në veturë pranë shtëpisë së saj, e cila të nesërmën vdiq në QKUK, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Policia e Kosovës tashmë ka shpallur në kërkim dy vëllezër për të cilët dyshohen për vrasje të rëndë, Ahmet dhe Naim Berisha. Për të njëjtit policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të bashkëpunojnë nëse kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tyre.

    Poashtu, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona tjerë për vrasje në tentativë lidhur me këtë rast, Fitim Doda dhe Arijan Sijarina.

    Deri tani, është arrestuar një person i cili po trajtohej në QKUK e të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë tani i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

    L.H., 25 vjeç, sipas këtij institucioni është i dyshuar për “vrasje të rëndë”.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit K.G dhe B.K, të cilët gjenden në arrati kanë kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar gjykata.

    Vrasja në Kolovicë, Gjykata merr vendim për njërin nga të dyshuarit

    Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte thënë për Gazetën Online Reporteri.net se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale. Të dyshuarit ende nuk janë kapur dhe po kryhen hetime në drejtim të identifikimit të tyre.

    “Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ju njoftojmë se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore në vendin e ngjarjes. Sipas hetimeve preliminare dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri është vrarë një person, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku njëri prej tyre e ka gjendjen me të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhoja, veturë e prova të tjera materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.

    “Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, derisa në koordinim me policinë po zhvillohen hetime për arrestimin e të dyshuarve dhe sigurimit të prezencës së të njëjtëve në procedurën penale”, ka thënë për Reporteri.net zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj./Reporteri.net/

    Vrasja në Prishtinë, Prokuroria jep detaje të reja: Të plagosur kanë mbetur edhe tre persona, një në gjendje më të rëndë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!