×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Pakashticë të Podujevës: Baxhanakët kishin dalë në gjueti, një nga ta përfundoi i vdekur

    Reporteri
    13 Janar 2022 | 13:58

    Një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në Pakashticë të Podujevës.

    I njëjti dyshohet se u plagos nga baxhanaku i tij nga pakujdesia derisa kishin dalë për gjueti.

    Se rasti po konsiderohet si “vrasje nga pakujdesia” kanë konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net” nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    “Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se, me urdhër te prokurores nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person i dyshuar për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Me urdhër të prokurores së çështjes, viktima është dërguar për obduksion, derisa janë duke u ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit në fjalë”, ka thënë zëdhënësja e kësaj prokurorie Laureta Ulaj për Reporteri.net.

    Në ndërkohë, edhe policia në raportin 24 orësh të policisë ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

    Aty potencohet se viktima dhe i dyshuari kishin dalë për gjueti në momentin që ndodhi vrasja.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë gjuetisë dyshohet se nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, prokurori i shtetit si dhe për shkak të terrenit të papërshtatshëm, kanë asistuar edhe FSK-ja për tërheqjen e trupit të pajetë”, është theksuar në raportin e policisë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!