×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Pejë dyshohet se ndodhi për pronë, viktima dhe dorasi janë kushërinj

    Reporteri
    24 Prill 2021 | 16:40

    Një person është vrarë pasditen e sotme në fshatin Novosellë të Pejës.


    Krimin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

    Gazeta Sinjali nga burimet e saj mëson se viktima dhe dorasi ishin familjarë mes vete, më konkretisht djem të axhës.

    Mësohet se viktima është Bashkim Brahimaj kurse i dyshuari Faton Brahimaj.

    Siç mëson Sinjali, vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësore.

    Rastin e vrasjes e konfirmuan edhe nga policia rajonale në Pejë.

    “Rreth orës 14 e 40 minuta policia është njoftu për një vrasje në fshatin Novosellë . Menjëherë policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Me të arritur aty ka hasur në një person të shtrirë. Është njoftu emergjenca, ka dalë në vend të ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatu vdekjen. I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante po ashtu edhe prokurori i shtetit. Nuk dihet ende për motivet, këtë do ta tregojnë hetimet”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë rajonale në Pejë, Fadil Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!