×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Podujevë: Babai e qëlloi me kallash djalin

    Reporteri
    13 Qershor 2022 | 20:25

    Një vrasje ka ndodhur rreth orës 18:00, në fshatin Peran të Komunës së Podujevës. Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i dyshuari për vrasje dhe viktima janë babë e bir.

    Sipas burimeve, babai ka qëlluar me kallash djalin e tij.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    “Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.”, ka deklaruar Borovci./Reporteri.net

    Vritet një person në Podujevë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!