×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja në Rahovec për motive banale: Vëllai dyshohet se qëlloi për vdekje vëllanë për bagëti

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 19:17

    Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën mbrëma në fshatin Sopniq të Rahovecit.


    Një 65 vjeçar dyshohet se u vra nga vëllau i tij për motive banale.

    H. G. dyshohet se u vra nga vëllai i tij J.G. pas zënkës që kishin për shitjen e bagëtive.

    Një familjar i tyre ka treguar për ATV se dyshohet se rasti tragjik ka ndodhur për shkak të shitjes së dy dhive, shkruan Reporteri.net.

    “Para disa kohe viktimës ja ka dhënë i pandehuri (autori i vrasjes – dyshohet vëllau) nja dy dhi me i mbajt dhe me I mbjel dhe pas një kohe ja ka kërku viktimës që t’ia kthej, por ai (viktima) i ka shit”, ka thënë familjari.

    65 vjeçari ishte plagosur dhe dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës, por nuk kishte arritur t’iu bëjë ballë plagëve.

    Të dyshuarit i është caktuar një muaj paraburgim, kurse trupi i pajtë pas obduksionit i është kthyer familjes për varrim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!