Një plagosje ka ndodhur para pak minutash në Gjakovë, në rrugën “Bardhyl Qaushi”, në qendër të qytetit.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Graishta tha se viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe se po trajtohet në spital.
“Është një plagosje. Rasti ka ndodhë te ish-gjykata. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është në arrati, por është identifikuar. I plagosuri po trajtohet në spital”, ka deklaruar Graishta./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.