×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Vrasje në tentativë në Pejë, prokuroria nis hetimet

    Reporteri
    04 Prill 2024 | 9:40

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e para të mëngjesit në Pejë.

    Sipas raportimeve në drejtim të një personi ka pasur të shtëna me armë zjarri. Nga Prokuroria Themelore në Pejë kanë thënë se rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

    Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi ka thënë se aktualisht është duke u bërë punë intensive për kapjen e të dyshuarve.

    “Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, prokurori i shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merren të gjitha veprimet e nevojshme dhe aktualisht është duke u kryer një punë intensive për kapjen e personit, apo personave për kryerjen e kësaj vepre penale”, ka thënë Nikçi.

    Nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje në lidhje me rastin. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!