×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Vritet një 42-vjeçar në Skënderaj, i dyshuari në arrati

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 14:40

    Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në një lokal në Skënderaj.

    Gazeta Online Reporteri.net merr vesh se i vrarë ka mbetur një 42-vjeçar me inicialet I.I, derisa i dyshuar për vrasjen është një 63-vjeçar me inicialet H.I, i cili ndodhet në arrati.

    Sipas burimeve, edhe viktima edhe i dyshuari për vrasje janë nga i njëjti fshat dhe e njëjta lagje.

    Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!