Një vrasje dyshohet ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se e vdekur ka mbetur një grua. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, rreth orës 08:15.
Rugova për Reporteri.net bëri të ditur se i dyshuari për aktin tashmë është arrestuar.
Ndërkaq, kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj ka thënë për Klan Kosova se i dyshuar në këtë rast është bashkëshorti i viktimës.
“Po, ka ndodhur një vrasje. Dyshohet se burri e ka vrarë gruan. Jemi në vendin e ngjarjes, nuk mund të japim më shumë detaje”, tha Kurmehaj. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.