Një vrasje ka ndodhur pak pas mesnatës në Komunën e Mitrovicës. Një person atje është therur për vdekje nga dy persona, pas një mosmarrëveshje.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, njofton policia.
Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Policia thotë se rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.