×
  • Lajme
  • Lajme

    Vritet një person në Pejë

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 21:11

    Një person i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur në rrugën “Eqrem Çabej” në Pejë sot rreth orës 17:00.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për medie, shkruan Reporteri.net.

    “Me datën 05.09.2020 rreth orës 17:00, Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, është informuar se në rrugën ‘Eqrem Qabej’ nё Pejë, ёshtё njё person i gjakosur. Me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë menjëherë iu kanё përgjigjur vendngjarjes”, thuhet në komunikatë.

    Në vendim e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e 61-vjeçarit.

    Policia njofton se në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit janë duke u marrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti, të cilin e ka cilësuar si vrasje dhe thotë se janë duke u bërë përpjekje maksimale për të identifikuar kryesin ose kryesit e mundshëm. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!