Një polic është vrarë sonte në Kaçanik.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se ai është gjetur i plagosur rëndë në hyrje të ndërtesës së tij. Ai ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik.
“Më 01.04.2025, rreth orës 23:00, kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Viktima është një pjesëtar i Policisë së Kosovës Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar Veseli,
Ai tha se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe IPK.
“Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kje ngjarje. Per informacione tjera do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Veseli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.