×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiç takon ambasadorin rus, ka tepër pak fjalë për të thënë

    Reporteri
    11 Tetor 2022 | 13:00
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Boçan-Harçenko

    Gjatësia e komunikatave për media i është shkurtuar dhe takimet i ka rralluar, megjithatë mëngjesin e së hënës, president serb, Aleksandar Vuçiç, takoi ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Boçan-Harçenko, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Me diplomatin rus, Vuçiç diskutoi, siç njoftoi, për çështjet rreth Kosovën dhe bashkëpunimet dyshtetërore ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

    Në një komunikatë të shkurtër për media, Vuçiç “falënderoi” Rusinë për, siç tha ai, “mbështetjen që i jep Serbisë rreth sovranitetit dhe integritetit territorial”, duke patur ndërmend supozimet dhe pretendimet ndaj Kosovës.

    “Vuçiç shprehu shpresën e tij që paqja afatgjate të vendoset në tokë evropiane në periudhën më të shkurtër kohore”, thuhet në komunikatë.

    Rusia, përkundrazi, i është referuar Kosovës edhe zyrtarisht duke cituar vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Serbisë ku konfirmohet pavarësia e Kosovës, vendim ky i cili kontestohet në Serbi, ndonëse ishin vetë ata të cilët e kishin dërguar shpalljen e pavarësisë së Kosovës për konfirmim në GJND.

    Vladimir Putin dhe vartësit e tij si Sergej Lavrov, vazhdimisht provojnë të përdorin Kosovën për të justifikuar pushtimin dhe aneksimin e dhunshëm të territoreve ukrainase.

    Madje edhe vetë mediat e Vuçiç-it, përkatësisht tabloidet e tij, kishin provuar t’i jepnin spin se Rusia “njohu” Kosovën kur Putin iu referua vendimit të GJND-së në takim me Sekretarin Gjeneral të OKB-së, Antonio Gueterres.

    Serbia me Bjellorusinë janë të vetmet shtete në tokë evropiane që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë.

    Serbia, si vend që negocion antërasimin e saj në Bashkim Evropian, e ka të pamundur progresin në proceset integruese pa bashkërendim të plotë të politikave të saj të jashtme dhe të sigurisë me unionin evropian.

    Kancelari federal gjerman, Olaf Scholz, në vizitën e tij të parë në Beograd dhe Prishtinë, tha para presidentit serb gjithashtu se është e paimagjinueshme që Serbia të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën./Reporteri.net/,

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!