×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Albin Kurtin e kam takuar për herë të dytë në jetë në Bruksel, u befasua kur i thashë se Serbia s’do ta njohë Kosovën

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 23:45
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

    Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në mbrëmje se vetëm një qasje racionale mund të sjell zgjidhje me Kosovën.


    “Na duhet qasje pragmatike, dyer të hapura për bisedime që të gjendet zgjidhje. Na duhet që të ndërtojmë besim, çfarë merr kohë, sikurse përcaktimi o bashkësisë ndërkombëtare për t’i përkrahur Beogradin dhe Prishtinën për ta arritur zgjidhjen”, tha Vuçiq.

    Ai siç raporton Euronews Serbia, ka folur edhe për takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se e ka befasuar atë duke i thënë që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

    “E kam takuar për herë të dytë në jetë në Bruksel. Ai u befasua me përgjigjen që i thash, se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!