Koha nuk është aleati i Serbisë për zgjidhjen e problemeve me Kosovën, tha mbrëmë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Kur u pyet nëse koha është aleati për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi, Vuçiq u përgjigj shkurt:
“Jo. Të gjithë mendojnë se është, por nuk mendoj se është”.
I pyetur nëse është e mundur të arrihet një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Vuçiq tha se paralajmërimi për ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjenocid shkojnë kundër dialogut, raporton Tanjug. transmeton Gazeta Online “Reporteri.net”.
“Kam frikë se ata që ngrenë padi për gjenocid dhe shpallin kërkesa për dëmshpërblime të luftës, thonë qartë që nuk janë të interesuar për dialog”, tha Vuçiq.
“Ata që flasin çdo ditë vetëm për këtë dhe jo për Asociacionin e komunave serbe, me akterë të ndryshëm ndërkombëtarë dhe që thonë se kufijtë nuk duhet të ndryshohen, dhe kufijtë e vetëm që dëshirojnë t’i ndryshojnë janë kufijtë e Serbisë… Unë do t’u përgjigjem njerëzve të tillë çdo ditë”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.