Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është shprehur i tronditur me fakin që Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se Asociacioni i Komunave serbe nuk do të formohet.
Vuçiq tha se edhe sot dhe nesër do të presin që BE të reagoj dhe më pas siç u shpreh ai “e dimë se çfarë do të bëjmë” nëse kjo nuk ndodhë, transmeton Reporteri.net.
“Kemi pritur 24 orë që BE- të reagoj, unë jam absolutisht i tronditur që askush nuk e ka thënë asnjë fjalë për një dokument të nënshkruar në Bruksel, zbatimi i të cilit ishte i garantuar nga BE”, u shpreh Vuçiq.
Ndryshe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një ditë më parë u shpreh se nuk do të ketë Asociacion të Komunave serbe në Kosovë sepse kjo do të nënkuptonte Republikë Serbe brenda shtetit të Kosovës.
“Qëndrimi im, as nuk do të ketë autonomi dhe nuk do të ketë asociacion, sepse ajo do të nënkuptonte një Republikë serbe brenda Kosovës. Po unë vetë jam pajtuar më herët që të ndodhë diçka e tillë, por kanë ndryshuar rrethanat. Për hir të liberalizimit të vizave nuk mund t’i japim Asociacion, edhe taksa duhet të mbetet në fuqi. E ardhmja jonë është në BE dhe NATO”, ka thënë Thaçi të mërkurën. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.