×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Çdo ditë vonese në bisedime me Kosovën, mund t’i vënë zjarrin Ballkanit

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 16:36

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq thotë se dështimi për të rinisur bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve mund të destabilizojë rajonin e Ballkanit perëndimor i cili ende po ringjallet nga luftërat e viteve të ’90-ta.

    “Çdo ditë vonese mund të krijojë kushte në të cilat një shkëndijë mund t’i vë zjarrin rajonit. Shtetet Perëndimore duhet ta dinë këtë”, ka deklaruar Vuçiq, në një intervistë për Reutersin.

    Ai ka pranuar se hyrja e Serbisë në BE varet nga biseidmet me palën kosovare.

    “Hyrja jonë në Bashkimin Evropian varet nga dialogu me Prishtinë dhe në atë nëse ne një ditë do të mund të arrijmë një marrëveshje”, tha Vuçiqi, trasnmeton Reporteri.

    Ai ka shtuar se pret nga Gjermania, Franca apo nga BE-ja si tërësi të jenë më aktive në procesin negociator.

    Kujtojmë se bisedimet mes dy shteteve u ndërprenë pasi Kosova vendosi taksë 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia si kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Për të rinisur dialogun, Serbia kërkon heqjen e kësaj takse, hap i mbështetur edhe nga BE-ja e SHBA-ja.

    Se cila do të mund të jetë zgjidhja, mbetet e paqartë, pasi kryeministri Haradinaj këmbëngul se nuk e heq taksën pa e njohur Serbia si shtet Kosovën.
    Ndërsa Vuçiq ka deklaruar disa here se pala serbe nuk kthehet në bisedime derisa taksa të jetë në fuqi ndaj produkteve të tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!