Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, thotë se Prishtina ka filluar lobimin për njohje dhe për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, derisa paralajmëron se disa vende do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke nënkuptuar kështu se edhe Serbia do të vazhdojë fushatën e saj për tërheqjet e njohjes ndaj Kosovës.
Ai ka deklaruar se Prishtina e ka një pozitë të favorshme në Këshillin e Evropës dhe se do të vazhdojë punën për t’u bërë anëtare e këtij këshilli, pasi ka marrë mbështetje të madhe nga vendet evropiane.
Vuçiq bën të ditur se Kosova do të përpiqet të anëtarësohet në INTERPOL dhe UNESCO.
“Në INTERPOL dhe UNESCO, ne do t’i mundim ata. Në Këshillin e Evropës është shumë e vështirë për ne. Por, kandidimi i tyre i parë zyrtar do të na hapë hapësirë ëdhe më pas ne do t’u tregojmë atyre se ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe se mund të veprojmë me përgjegjësi dhe me reciprocitet”, është shprehur ai në ‘Tv Prva’, shkruan ‘Kossev’.“Do t’u tregojmë atyre se si mbrohet rendi i OKB -së, rendi ligjor në botë dhe si dimë të luftojmë për njerëzit dhe vendin tonë”, shtoi Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.