Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur vendimin e tij “mashtrim politik”.
Siç raporton agjencia e lajmeve FoNet, Vuçiqi sot para mediave tha se “dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori”, transmeton Koha.net.
Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dje është takuar me kryetarin dhe anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.