×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuciq e Zaev arrijnë në Tiranë, priten nga Edi Rama

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 17:18

    Sapo kanë arritur në Tiranë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Ata do të marrin pjesë në takimin e radhës të vendeve të Ballkanit, në përpjekje për të krijuar një Mini-Shengen, shkruan Reporteri.net

    Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në cdo takim deri tash, e edhe në këtë në Tiranë. Nesër ndërkaq do të jetë në Tiranë edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

    Kosova nuk merr pjesë sepse nuk pajtohet me një nisme të tillë për faktin se konsideron se humb Kosova dhe se Serbia ende konteston dhe e Lufton shtetësine e Kosovës. Ftesën e refuzoi para disa ditëve, presidenti Hashim Thaci.

    Kryeministri Edi Rama është shprehur kundër pozicionit të Koosvës, duke thënë se Mini-Shengeni është një e mirë edhe për shtetin e Kosovës. Për ardhjen e Vuciqit në Tiranë ka pasur edhe protesta simbolike me vendosjen e banerave duke e quajtur atë ‘kriminel lufte’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!