Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pashmangshëm ka folur në lidhje me dialogun me Kosovën në televizionin FACE TV përballë gazetarit boshnjak Senad Haxhifejzoviq, i cili nuk ngurron t’ua përmend realitetin e padëshirueshëm zyrtarëve serbë sa herë që i ka përballë.
Gazetari Haxhifejzoviq e ka pyetur Vuçiqin se a do ta njihte Kosovës nëse do t’i thuhej se “prej nesër Serbia do të bëhet anëtare BE-së”. Presidenti serb tha se do të shprehej se e respekton kushtetutën serbe.
“Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: “Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë”. Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, shpjegoi Vuçiq.
Para një muaji, gazetari Senad Haxhifejzoviq i ka kërkuar ambasadorit të Rusisë në Bosnje e Hercegovinë, Igor Kalabukhov, të thoshte “Republika e Kosovës”, pasi ky i fundit paraprakisht i kishte kërkuar atij që të thoshte “Republika Srpska” dhe të mos e përdorte shkurtesën “RS”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.