Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër, ka propozuar që samiti i radhës i kësaj nisme të mbahet në Jug në Serbisë.
Vuçiç ka ftuar që në samitin e ardhshëm të jenë po ashtu prezent edhe përfaqësues të Prishtinës, Bosnjes dhe Malit të Zi.
“Takimi i ardhëm propozoj të jetë në Serbinë Jugore para samitit të madh që e kemi, në fund të verës në Beograd, që të dakordohemi për grupet punuese si të tejkalojmë pengesat, të ndihmojmë njeri-tjetrin se ky është interesi kryesor për qytetarët. Vendet e rajonit janë të mirëseardhur e nëse duan të marrin pjesë dhe përfaqësuesit e Bosnje Hercegovinës dhe Prishtinës, Malit të Zi e me radhë, janë të mirëpritur. Kërkoj falje që u zgjata, por nuk përmbahem dot. Shumë faleminderit për praninë tuaj, nuk detyrojmë dot askënd që të na bashkohet. I gëzohem takimit me ju, shpresoj që bashkë të bëhemi edhe në herë të tjera. Takimi i ardhshëm do të jetë në fund të verës në Beograd,” tha Vuçiç.
Kosova është e vetmja nga vendet e rajonit që ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij samiti.
Kurti ditë më parë përmes një letre refuzoi pjesëmarrjen në “Open Ballkan”
Kësaj nisme për herë të parë këtë herë i janë bashkuar edhe Mali i Zi dhe Bosnja.